Informatika Shqiptare              

iPhone 4 i bardhë shitet në tregun e zi?

Siç e dimë të gjithë, modeli më ngjyrë të bardhë i telefonit të mençur i kompanisë Apple, iPhone 4 ende nuk është paraqitur në treg.

Mirëpo, në anën tjetër është shfaqur një shitës i cili ka shitur më shumë se 130 mijë pjesë të bardha mbështjellëse për iPhone 4, për të cilin thuhet se furnizohet nga partneri i kompanisë Apple, Foxconn.

Sipas disa burimeve, thuhet se pjesët mbështjellëse të telefonit të Apple janë origjinale.

Nëse kjo del të jetë e vërtetë, atëherë furnitori i Apple ka “nxjerr” pjesët përbërëse të këtij telefoni jashtë,  ndërsa tashmë janë parë disa pamje të iPhone 4 me ngjyrë të bardhë, në tregun e zi kinez.

Google kërkon më shumë se 2000 punëtorë

Google ka planifikuar të punësojë më shumë se 2,000 njerëz në mbarë botën, për të rritur kështu numrin e të punësuarve në tregjet e reja në të cilat lufta për talent të rinj është në rritje, nga rivalët konkurrues.

Motori më i madh i kërkimit në botë, drejtori financiar i së cilit ka deklaruar para investitorëve se industria e internetit është e dëshpëruar në “betejën për talent”, ndërsa tani ka më shumë se 2,076 pozita të lira të punës, thuhet sipas Reuters.

Numri i pozitave të lira tani pothuajse gjashtë herë më i madh se kërkesa të cilën Google e kishte pasur në mars të vitit 2009.

Sipas disa raporteve thuhet se kërkesa e Google për këta punëtorë vjen si pasojë e më shumë se 20 përvetësimeve të reja që kjo kompani ka bërë kohëve të fundit


Kina Prezanton Kompjuterin Me Te Fuqishem Ne Bote

Univerziteti nacional Kinez, për teknologji sigurie (NUDT) prezentoi komjuterin më të fuqishëm në bot i cili arrin 1.2 petaflopi, ose përpunim të mijra trilionë operacione në një sekondë, sipas Linpack benchmark-ut. Sipas Nvidia, kjo makinë ka arritur një rekordë prej 2.5 petaflopi, që do të thotë se TIanhe-1A(Milk Way), është 40% më i shpejt dhe më i fuqishëm se superkomjuteri i vitit të kaluar Jaguar, nga labarotoria nacionale Oak Rixh. Nëse bëni një krahasim për punën që kryen Tianhe-1A për  një dit, me një PC mesatarë dual-core, këtij të fundit do ti duhen 160 vite punë pa ndërpre, për te arritur punën e Tianhe-1A që bën për një ditë.

Tianhe-1A është vendosur në 100 zyra të cilat zënë një hapësirë prej 1000 metra katrorë, dhe e cila peshon rreth 155 tonë.

Makina e pabesueshme është specifike sepse përdorë 7000 chip të grafikës Nvidia, të cilat përdoren për video lojra në kombinim prej 14 000 procesorë standardë të kompanisë Intel. Chip-at e grafikës përdoren për procesim të shpejtë të llogarive të thjeshta, kurse ato Intel përdoren për operacionet matematikore më të ndërlikuara.

Superkompjuteri do të përdoret për hulumtime të ndryshme shkencore, të tilla si përpunim i të dhënave mbi parashikimeve të motit, për të zbuluar naftë, hulumtime bio-mjekësore, ose edhe për modelimin dhe dizajnin e ndonjë mjeti fluturues.

Sipas ekspertëve “Milk Way” tejkalonë makinat amerikane, dhe kështu demonstron kalimin e pushtetit për nga teknologjia nga perëndimi në lindje.


Google Me Ashper Kunder Pirateve

Në Google paralajmërojnë se brenda 24 orësh do të reagojnë në kërkesat për largimin e përmbajtjeve të mbrojtura nën të drejtat autoriale në faqet e saj (fillimisht vetëm nga makina e kërkimit dhe Blogger).

Po ashtu theksohet se do të parandalojë shprehjet që lidhen ngushtë me piraterinë të cilat paraqiten në funksionin Autocomplete. Do të përmirësohet edhe mbikëqyrja e piraterisë në rrjetin e reklamimit AdSense, si dhe do të tentohet që përmbajtjet e autorizuara të bëhen me të lehta për t’u gjetur e shfletuar.

Veprimet e reja në luftë kundër piraterisë Google i sjell pasi që është gjetur nën presion të shtuar të kompanive mediale që të bëhet më shumë në luftën kundër ndarjes së paligjshme të dosjeve. Në fakt, makina e kërkimit të Google ende është njëra ndër mënyrat më të popullarizuar për kërkimin e përmbajtjeve pirate.

Apple po bënë gati iPad 2.0!


iPad mund të jetë një prej pajisjeve më të nxehta elektronike si dhuratë për festat e fundvitit, por blerësit hezitues të iPad mund të presin edhe pak sepse ka thashetheme se në janar do të mund të shohim një iPad të ri.

Apple ka shitur 7.46 milion iPad në fund të muajit shtator, dhe kompania duket se është duke u bërë gati të festojë me shitje të fuqishme të pajisjes për festat e fundvitit. iPad veçse është në ofertë nga kompania Apple tek shumë shitës të mëdhenj si Best Buy dhe Wal-Mart, por është dëgjuar se blerësit potencial matanë oqeanit do të mund të fitojnë zbritje tek shitësi TJ Maxx, kuptohet për festat e fundviti. Por këto marrëveshje me zbritje duket se kanë si synim reduktimin e inventarit të iPad, për t’i liruar hapësirë iPad 2.0.

Deri diku këto janë arsyet të cilat i përfolën analistët, por deri në fillim të janarit ja çka ka gjasa të shohim në iPad-in e ri:

FaceTime

Është shumë e qartë se iPad i radhës do të duhej të ketë FaceTime, që është standardi i radhës për video chat i Apple. Facetime ka debutuar me iPhone 4, pastaj bëri debutim edhe në iPod Touch në muajin shtator, dhe hapi i radhës është më se i logjikshëm që FaceTime do të debutojë edhe në iPhone.

Në fillim të muajit shkurt, dolën në sipërfaqe raporte se korniza e iPad-it të tanishëm ka një hapësirë për një kamerë. Më pas një burim anonim në muajin shtator me “dijeni të planeve të ardhshme të Apple” tha për Apple Insider se prodhuesi i ipad po testonte një version të FaceTime për iPad.

Debati për kamerën
Nëse gjenerata e ardhshme iPad arrin me FaceTime, atëherë pajisja do të duhej të jetë qartë e pajisur qartë me një kamerë të përparme. Por tani po debatohet nëse iPad do të jetë i pajisur edhe me kamerë në anën e pasme. Analistët kanë thënë se iPad i radhës mund të ketë një kamerë të prapme me 5 megapiksel

Por a ka kuptim një kamerë e prapme për këtë pajisje? Tableti 7 inçësh i lëshuar së fundi nga Samsung, Galaxy Tab ka një kamerë 3.2 megapikselëshe, megjithatë shumë analiza të pajisjes kanë theksuar se përdorimi i tij si një aparat digjital është disi i çuditshëm. Nëse kapja e imazheve me një ekran 7 inç është çuditshëm, atëherë sa çuditshëm mund të jetë fotografimi me një ekran 10 inçësh!?
Mini USB?
Analistët nga Goldman Sachs në shtator paraqitën idenë që iPad 2, përveç se do të jetë më i hollë dhe më i lehtë, do të ketë edhe një mini USB port. Ky mini USB do të duhej të zëvendësojë konektorin 30 pinësh që përdoret në versionin e tanishëm të iPad.
Në janar…

Raportet tani sugjerojnë se iPad 2 do të filloj me prodhimin e pajisjes në muajin shkurt, megjithëse mund të ketë një iPad të ri qysh në muajin janar, që është saktësisht një vit pasi është lansuar origjinali iPad.

Apple ka shitur 7.46 milion iPad deri në fund të muajit shtator, dhe kompania duket se po bëhet gati për të fituar me të madhe për festat e fundvitit. iPad veçse është në ofertë përmes Apple si dhe nga partnerët e mëdhenj shitës si Best Buy Dhe Wal-Mar
t